Bullgaret përfunduan raundin e nëntë të Kampionatit Evropian të Shahut Klasik për femra në Pragë me një fitore, dy barazime dhe tre humbje.
Vetëm Gabriella Antova shënoi fitore prestigjioze ndaj gjeorgjianes Salome Melia. Ndërkaq, Nurgjul Salimova humbi shansin për t'u renditur në radhët e para pas barazimit me Govhar Beydullayeva të Azerbajxhanit. Ndeshja më e gjatë e ditës përfundoi me barazim mes Bellosllava Krëstevës dhe polakes Julia Antolak. Tre bullgaret e tjera, ish-kampionia e botës Antoaneta Stefanova, Viktoria Radeva dhe Nadja Tonçeva, shënuan humbje.
Në renditjen dy raunde para fundit, Nurgjul Salimova kryeson bullgaret me 6 pikë, që e vendos atë në vendin e 16-të në renditjen provizore. Gabriella Antova ka 5.5 pikë, Bellosllava Krësteva 5, Viktoria Radeva 4.5 dhe Nadja Tonçeva dhe Antoaneta Stefanova nga 4 pikë.Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..
Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në..
Sipas renditjes botërore të tenistëve të publikuar sot, Grigor Dimitrov ruan pozitën e dhjetë, ndonëse nuk arriti të mbrojë pikët nga titulli në Brisbane për shkak të lëndimit. Bullgari humbi 150 pikë dhe është me një aktiv nga 3200 – 5 më shumë se..