Të shtunën para mesditës në Bullgarinë Perëndimore reshjet do të ndalojnë përkohësisht dhe vranësirat do të çahen. Gjatë gjithë ditës do të mbizotërojë mot me diell në pjesën lindore të vendit. Temperaturat e ditës do të rriten lehtë dhe maksimumi do të jetë ndërmjet 17° dhe 22°, në Sofje rreth 18°.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell, me temperatura maksimale të ajrit 16°-18°, temperatura e ujit të detit është 14°.
Në zonat malore para mesditës reshjet do të pushojnë përkohësisht dhe vranësirat do të çahen. Pasdite mbi masivët e Bullgarisë Perëndimore do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu afatshkurtër me bubullima, mbi 2000 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 12°, në 2000 m - rreth 4°.
Rritje e temperaturave pritet në ditët në vijim dhe të hënën maksimumi do të arrijë në 21°-26°.
Vranësirat do të jenë të ndjeshme në pjesën më të madhe të Ballkanit. Më shumë diell do të ketë në zonat ekstreme jugore dhe lindore. Temperaturat do të kenë rritje të lehtë. Do të jetë 22 gradë në Athinë dhe Bukuresht, 20 në Beograd dhe Stamboll.Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..