Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo, do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës komunale. Përveç programit të njohur 16-minutësh, i cili është i njohur në mbarë botën, do të transmetohet edhe versioni origjinal i parë, që ushfaq vetëm disa herë në vitin 1985. Kjo do të ndodhë më 15 nëntor, dhe të gjithë banorët dhe vizitorët e qytetit Veliko Tërnovo do të mund ta ndjekin nga Sheshi “Mbreti Asen I” përpara fortesës mesjetare. Shfaqjet e mbrëmjes të së shtunës do të fillojnë me versionin e parë dhe do të vazhdojnë me variantin modern, i cili deri tani është parë nga mbi 7 milionë spektatorë nga 5 kontinente.
Data 15 nëntor nuk është zgjedhur rastësisht, sepse pikërisht në këtë ditë, 40 vjet më parë, muret e fortesës së Çarevecit u ndriçuan për herë të parë me drita, projektorë, lazerë dhe muzikë të fuqishme, duke treguar historinë e ngritjes dhe rënies së Mbretërisë së Dytë Bullgare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Në vitin 1018, pas një gjysmë shekulli luftimesh, Mbretëria e Parë Bullgare (681 – 1018) u pushtua nga Bizanti. Pavarësisht shumë kryengritjeve të bullgarëve, pushteti i Kostandinopojës zgjati pothuajse dy shekuj. Në vjeshtën e vitit 1185 ose..
Studentë nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë do të prezantojnë në Sofje idetë e tyre se si e kaluara mund të përfshihet në ambientin bashkëkohor urban, njofton Radio Sofja e BNR-së. Ata përgatitën koncepte për mbetjet e vilës..
Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev...