Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo, do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës komunale. Përveç programit të njohur 16-minutësh, i cili është i njohur në mbarë botën, do të transmetohet edhe versioni origjinal i parë, që ushfaq vetëm disa herë në vitin 1985. Kjo do të ndodhë më 15 nëntor, dhe të gjithë banorët dhe vizitorët e qytetit Veliko Tërnovo do të mund ta ndjekin nga Sheshi “Mbreti Asen I” përpara fortesës mesjetare. Shfaqjet e mbrëmjes të së shtunës do të fillojnë me versionin e parë dhe do të vazhdojnë me variantin modern, i cili deri tani është parë nga mbi 7 milionë spektatorë nga 5 kontinente.
Data 15 nëntor nuk është zgjedhur rastësisht, sepse pikërisht në këtë ditë, 40 vjet më parë, muret e fortesës së Çarevecit u ndriçuan për herë të parë me drita, projektorë, lazerë dhe muzikë të fuqishme, duke treguar historinë e ngritjes dhe rënies së Mbretërisë së Dytë Bullgare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA. Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i..
Trapezica është një nga tre kodrinat me të cilat njihet kryeqyteti i vjetër bullgar Tërnovgrad, që është emri mesjetar i qytetit të sotëm Veliko Tërnovo. E vendosur në veriperëndim të qytetit, ajo qëndron përballë kodrinës fqinje Carevec – vendi ku..
Nga data 17 deri më 23 shtator 2025, në ujërat pranë Kepit Killik, komuna Avren, u zhvilluan kërkime arkeologjike nënujore nën drejtimin e prof. dr. Ivan Hristov, me pjesëmarrjen e zhytësve nga Muzeu Historik Kombëtar, punonjës të Shërbimit Kombëtar të..